Rreth nesh
Kush jemi ne?
Bongo është një markë e re në tregun maqedonas të kredive të shpejta, një kompani moderne me standarde jashtëzakonisht të larta profesionale, e cila ofron zgjidhje të lehta dhe të shpejta për mikrokredi të individëve. Përvoja jonë shumëvjeçare në tregje të ndryshme botërore na mundëson t'ju japim një përgjigje për aplikimin tuaj për kredi në vetëm pak sekonda. Ne besojmë se të gjithë duhet të kenë akses në para kur ju është më së e nevojshme
Vlerat tona janë:
Përkushtimi total ndaj klientëve tanë
Fleksibiliteti dhe qasja individuale
Transparenca në operacione
Besimi i ndërsjellë me klientët tanë
Vlerat e larta etike dhe morale
Çfarë ofrojmë ne
Ofrojmë kredi të shpejta nga 500 deri në 100.000 denarë, me afat të shlyerjes 7, 14 dhe 30 ditë. Kur aplikoni, ju merrni një përgjigje të menjëhershme për kredinë tuaj, pra shumën maksimale që jeni miratuar dhe mund të tërhiqni.
Lehtë, thjeshtë, dhe sipas nevojave tuaja
Ne u përgjigjemi nevojave dhe dëshirave tuaja, edhe kur ju keni qasje të kufizuara deri te shërbimet bankare. Ju i merrni produktet tona në mënyrën më të thjeshtë dhe më të rehatshme, me transparencë maksimale të kushteve dhe me kosto totale të ulët
Sistem i automatizuar për përgjigje më të shpejt
Jemi të vetmit në treg me sistemin më të shpejt për vlerësimin e aftësisë suaj kreditore. Sistemi ynë i automatizuar na mundëson të përpunojmë numër të madh të aplikacioneve në kohë shumë të shkurtër dhe menjëherë të vlerësojmë aftësinë tuaj kreditore. Si rezultat, ne përgjigjemi në vetëm 30 sekonda dhe njëkohësisht me shkallë të lartë të kredive të miratuara.
Ju jeni prioriteti ynë
Klienti është fokusi ynë kryesor, efikasiteti është metoda jonë e punës, ndërsa ndërtimi i besimit në afat të gjatë është qëllimi ynë. Punonjësit tanë të sjellshëm të cilët mundeni ti kontaktoni në 13 344, do tju ndihmojnë që ta zgjidhni kredinë adekuat për nevojat tuaja, dhe gjithë kjo shpejtë, lehtë dhe transparente.
E gjitha çka duhet të bëni është ta plotësoni aplikimin e shkurtër dhe ti prisni të hollat në llogarinë tuaj në afat sa më të shkurtë!